
BERLIN - MAY 06: Kosovo President Fatmir Sejdiu arrives at Bellevue Palace on May 6, 2010 in Berlin, Germany. Sejdiu is on an official visit to Germany. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, njëherësh kryetar nderi i LDK-së, ka kërkuar që të respektohen si flamurti i shqiptarëve e edhe flamuri i shtetit të Kosovës.
Në prag të shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ai ka folur rreth debateve të fundit të vendosjes së flamurit shtetëror dhe atij kombëtar.
“Janë çështje që duhet të ndahen dhe duhet të dihen: shteti dhe etnia. Askush s’ka të drejtë t’i thotë dikujt të mos përdorë flamurin kombëtar, kurse simbolet shtetërore duhet të respektohen…”, ka thënë Sejdiu.
ejdiu ka treguar se në kohën kur ka qenë ai president nuk është përmendur Gjykata Speciale.
“Në kohën time nuk është folur për Gjykatën Speciale, është folur për zbardhje të rasteve… Ne kemi zhagitur vetveten dhe tash kemi një temë kaq të madhe… Unë s’do do të doja që ajo të ndodhë, do të doja të zbardhen raste…”, ka thënë Sejdiu.
Ai është shprehur se vetëm akti i Pavarësisë nuk mjafton dhe se ka shumë sfida. Sipas tij, duhet të gjendet një formulë që e çon vendin përpara./rtk/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...