Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, duke folur për gjendjen e mjekëve në Kosovë, tha se fatkeqësia më e madhe është që është humbur besimi në përmirësime apo në një të ardhme të sigurt për mjekun dhe në përgjithësi për punëtorin shëndetësor.
Në emisionin “DPT TE FIDANI” ai shtoi se shumica e studentëve tanë të mjekësisë në dy vitet e fundit të studimeve fillojnë të mësojnë dhe gjuhë të huaja, kryesisht gjuhën gjermane, me synimin për të punuar atje.
“Nga viti 2019 kemi filluar ta monitorojmë situatën e largimeve të mjekëve nga Kosova dhe janë rreth 700 mjekë që janë larguar deri më tani”.
“Jemi në minus tërë kohën. Disa sektorë i kemi në krizë. Gjithandej i keni ambulantat apo punktet familjare që janë të mbyllura, nuk kanë mjekë. Shtëpitë e shëndetit të komunave të vogla dhe të mesme kanë probleme me mjekë. Tash ka filluar kriza të godasë dhe në nivelin sekondar. Nuk kemi ripërtëritjen e mjekëve dhe kjo automatikisht godet QKUK-në më mbingarkesë të punëve”, u shpreh Sejdiu.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...