Ka përfunduar takimi i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në krerët e partive opozitare, PSD dhe Alternativën për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.
Dardan Sejdiu nga PSD ka thënë se ky proces nuk mund të ecë përpara pa konsensus.
“Ne si PSD do të shkojmë në çdo takim që thirret si nga pushteti dhe opozita që ka qëllim platformën e dialogut. Dialogu bëhet në kuvend jo në konferenca për shtyp eTV. Kërkesa jonë si PSD është që debati të kthehet në kuvend. Në politikë jemi duhet të ballafaqojmë mendime për çështje që prekin interesin e vendit.
Për këto tema nuk ka kuptim të jemi në distancë fizikë por mendimesh”, ka thëne ai.
Deputeti Sejdiu ka thënë se e mira e kësaj pune është që politikën duhet ta shndërrojnë nga përballjet ndaj njëri tjetrit në diskutime.
“Të kthehen diskutimet në Kuvend, kjo është e duhura. Ne do ta prezantojmë qëndrimin tonë si PSD që diskutimi dhe platforma shtratore të diskutohet në Kuvend. Qeveria mes vete ishte marr vesh për një rezolutë por dokumenti nuk plotëson kriteret minimale. Por përmbajtja pa proces nuk garanton asgjë hiç. Neve na duhet diskutimi dhe vota në kuvend e pastaj delegacioni”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se propozimi i Fatmir Limajt si udhëheqës i dialogut i gabuar.
“Nuk besoj në persona që si dinë detyrat e tyre. Njëherë duhet platforma shtetërore e pastaj ekipi. Nuk besoj që personi i duhur mund të jetë Fatmir Limaj. Kuvendi duhet ta zgjedh”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...