Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe deputeti i saj në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, duke folur për mosparaqitjen e PAN-it në seancë, ka thënë se “më nuk kemi të bëjmë me platforma ekonomike e platforma për luftimin e krimit e korrupsionit, por me njerëz që bëjnë pazare”.
“Është hera e shtatë tashmë që maltretohen deputetët e Kuvendit, qytetarët e Republikës, kori diplomatik dhe gjithë mysafirët dhe mediat me këtë qasje komplet joserioze dhe goxha destruktive nga koalicioni PAN. Mbrëmë pas mesnate është kërkuar që të mbahet seanca për sot në 11 në mëngjes. Dhe në ora 11 e patë që koalicioni PAN nuk është aty”, tha Sejdiu për Klan Kosova.
“Është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë as me platforma qeverisëse, as se si të luftohet krimi e korrupsioni, por kemi të bëjmë me pazare. Kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë mendim politik, por me njerëz që bëjnë pazare në kurriz të qytetarëve.”
Sjelljen e deputetëve të PAN-it, Sejdiu e quajti “sjellje e tyxharëve ordinerë”.
“Kjo është sjellje e tyxharëve ordinderë. Sjellje komplet e shpërputhur me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Më 11 qershor qytetarët kanë votuar për ndryshim”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria që varet nga Lista Serbe do të duhet që edhe Ligjin për Hedhje të Mbeturinave ta dërgojë në Beograd.
“Qeveria që varet nga Lista Serbe, duhet që edhe ligjin për hedhje të mbeturinave të dërgojë në Beograd. Kjo e desovranizon vendin edhe më shumë”, tha Sejdiu.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...