Nënkryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur se Pallati po bëhet i Prishtinës.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se me 5 vota për dhe 1 kundër komisioni vendosi që të procedojë propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të iu kthehet qytetarëve të Komunës së Prishtinës, shkruan arbresh.info.
“Me 5 vota për dhe 1 kundër Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal vendosi që të procedojë propozim-vendimin e qeverisë për t’i kthyer Pallatin e Rinisë qytetarëve të Komunës së Prishtinës!
Pallati po bëhet i Prishtinës!” ka shkruar ai në facebook.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri