Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu nuk do ta votojë të nominuarin e koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinajn.
Jo, qëndrimi im personal nuk ndryshon nga fillimi, që do të thotë se nuk do ta votoj koalicionin PAN”, ka thënë ai.
Sejdiu, i cili pritet të jetë pjesë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës ka mohuar se vota e tij është një nga votat e koalicionit LAA, të cilat PAN po deklarohet se i kanë siguruar.
I kontaktuar nga Gazeta Metro, Sejdiu u shpreh se qëndrimet e tij personale nuk ndryshojnë, e që nënkupton se nuk do ta votoj koalicionin PAN dhe as të nominuarin për kryeministër nga ky koalicion, Haradinajn.
Edhe nëse AKR, vendosë që ta votoj PAN’in, tashmë është e qartë që Sejdiu do votoj kundër.
Gjithashtu, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për Gazeta Metro ka thënë se ai assesi nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...