Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Sejdiu ka thënë se duhet të këtë sinqeritet nëse janë votat, ose jo për rrëzimin e Qeverisë.
Sejdiu, në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se duhet që të sqarohet nga ana e atyre që marrin iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, se a kanë llogaritur në votat e Listës Serbe, përcjell Telegrafi.
“Nëse ka iniciativë serioze dhe konkrete, madje janë 49 deputetë shqiptarë që ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, atëherë do t’i kenë edhe 12 votat e GDP”, ka shtuar Sejdiu.
Sipas tij, nëse është bërë llogaria në votat e Listës Serbe, kjo është problematike për shkak se rrezikohet që të bëhen pjesë e agjendës se Vuçiqit.
FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...