Ish-deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka thënë se beson që koalicioni në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të ndodhë së shpejti.
“Besoj se do të ketë një marrëveshje, nuk e di çfarë do të jetë por do të ketë. Sepse këto parti janë të pjekura politikisht dhe e kthejnë mbarë Kosovën”, ka thënë Sejdiu.
Ai madje mendon se se për shkak se partitë kanë hezituar që ta bëjnë menjëherë koalicionin, kjo gjë është e mirë.
“Ne duhemi me tregu pjekuri politike. Ndoshta është mirë që janë rrokë pak në fillim, sepse nëse negociohet mirë ndoshta mandati i tyre do të zgjatë katër vjet”, ka thënë Sejdiu.
“Unë shpresoj që marrëveshja do të bëhet sa më shpejt në mënyrë që plani i tyre të realizohet me sukses”, tha Sejdiu
Ndërsa për postin e presidentit, Sejdiu preferon që ky post të zgjidhet nga populli dhe shpreson që qeveria e parlamenti i ardhshëm ta bëjnë këtë reformë.
“Unë kisha preferuar që presidenti të zgjedhjet nga populli. Unë shpresoj që qeveria dhe parlamenti ta bëjnë këtë reformë”, shtoi Sejdiu.Express
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...