Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka komentuar në “Interaktiv” të KTV-së, rastin e orëve të fundit, kur vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, Ramdan Selimi u përfshi në një sulm ndaj një polici të Kosovës.
“Janë informata të orëve të fundit. Ajo që dihet është se një qytetar, me gjasë për një kundërvajtje më të hershme, nuk i është bindur zyrtarëve policor. Ai person ka sulmuar zyrtarin policor”, ka thënë Sefaj, në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka treguar se rasti është ende duke u trajtuar, meqë siç ka thënë ai, “pasi që prokurori i rastit ka vendosur që Selimi të lirohet në procedurë të rregullt, ai ka kërcënuar zyrtarin policor. Kështu, është thirrur sërish prokurori dhe rasti është duke u trajtuar”.
“Si duket fjala është për një kundërvajtje më të hershme, e ka qëlluar rastësisht që qenka edhe vëllai i deputetit Rexhep Selimi”, ka thënë ai./koha.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...