Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj ka reaguar pas sulm terrorist në New York, si pasojë të së cilit humbën jetën tetë persona.
Ai ka thënë se ndihet i tronditur nga ky sulm që kanë për cak njerëz të pafajshëm, shkruan arbresh.info
Shkrimi i plotë:
Ndjehem i tronditur nga sulmi terrorist në New York, ku për pasojë humbën jetën disa persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Sulme si ky e të ngjashme, ku për cak janë njerëz të pafajshëm, na përforcojnë edhe më shumë përpjekjen tonë në luftë kundër të keqes. Ju shpreh ngushëllime familjes së viktimave të këtij sulmi terrorist. Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan.

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...