Koalicioni PAN me shumë gjasë nuk do t’i përgjigjet kryesuesit të seancës konstituive Adem Mikullovcit, që të marrë pjesë në seancën e së enjtes. Për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike është bllokuar zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thirrur vazhdimin e seancës të enjten (pasnesër), një ditë pasi pritet të mbahet takimi konsultativ mes partive politike.
Me këtë rast 10 gushti do ta shënojë tentimin e radhës për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për ta zgjedhur kryeparlamentarin.
Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), me ç’rast veprimin e kryesuesit e ka cilësuar krejtësisht arbitrar.
Me këtë vendim, sipas PAN-it, drejtuesi i seancës është vënë në shërbim të plotë të lëvizjes “Vetëvendosje”. Por, sipas Mikullovcit, është pikërisht ai i cili e ka të drejtën e plotë për ta caktuar datën e seancës.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e koalicionit LDK-AKR-Aleternativa (LAA) kanë konsideruar se vendimi i Mikullovcit është tërësisht i arsyeshëm. Ndërkaq, pavarësisht se data e seancës tashmë është caktuar, nuk pritet të ketë dakordim mes subjekteve politike dhe dalje nga bllokada institucionale. Përkundrazi, ndonëse takimi konsultativ mes partive pritet të mbahet të mërkurën, PAN (të cilit i takon posti i kryeparlamentarit), nuk ka treguar nëse do të shkojë apo jo në seancë.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic