17 shkurti shënon dhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shumë aktivitete janë parapa me këtë datë, ku ndër të tjera do të performojë në Prishtinë edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora.
Por dy aktivitete do të shtyhen për 18 shkurt. Parakalimi i Policisë së Kosovës dhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës do të mbahen më 18 shkurt.
Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se vetëm seanca solemne që do të mbahet në Kuvend të Kosovës dhe parakalimi i Policisë dhe FSK-së, do të shtyhet një ditë.
E kjo sipas Behramajt, që është edhe këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka ndodhë për shkak që disa nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës nuk kanë mundur të jenë në Kosovë më 17 shkurt.
“Vetëm seanca solemne dhe parakalimi i FSK-së dhe Policisë se Kosovës është shtyrë për 18 shkurt. Ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë që te jene prezentë ne seancën solemne disa nga miqtë tanë ndërkombëtare, sepse do te jene pjesëmarrës edhe ne Konferencën e Sigurisë qe do te mbahet ne Munih nga 16-18 shkurt. Do të kenë adresim edhe ne Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Behramaj për lajmi.net.

OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...