Mediet nuk mund të jenë të pranishme në sallën e Kuvendit të Kosovës sot, kur edhe pritet të votohet qeveria Hoti.
Kjo për shkak të mbrojtjes nga rreziku i përhapjes së pandemisë dhe mbajtjes së distancës së deputetëve, të cilët do t’i zënë vendet e tyre në ballkonin ku zakonisht është i rezervuar për mysafir dhe media.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
“Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës. Duke pasur parasysh që e gjithë hapësire e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë̈ edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë̈ se prezenca mediave në këtë̈ seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n