Sot nga ora 9:30, pritet të vijojë seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.
Dëshmitari i paraparë nga PSRK-ja, Skender Muqolli, i cili duhej të dëshmonte më 14 tetor, nuk u paraqit fare në gjykatë për arsye shëndetësore.
Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim por, sipas tij, zyra e tij e kishte kontaktuar Muqollin, i cili kishte pohuar pretendimin përmes telefonit.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 8 tetor, Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...