Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin, anekënd vendit po mbahen fushata të cilat në fokus kanë diagnostikimin e hershëm si shpëtim i jetës. Nga Komuna e Prizrenit është bërë e ditur se së shpejti pacientët mund ta marrin kimioterapinë venoze, pasi ajo tabletare ka filluar tashmë.
Fitore Zenelaj ka dalë fitimtare në luftë me kancerin e gjirit. Ajo e kuptoi se ka kalcinomë në vitin 2019 në kulmin e pandemisë. Udhëtimet për ekzaminim e pastaj edhe mjekim i bëri në kohë të vështirë, kur nuk lejohej të qarkulloje lirshëm në rrugët e vendit..
Thotë se e pati të vështirë fillimin, por mblodhi forcat për ta mundur këtë sëmundje.
Burbuqe Gashi u prek nga kjo sëmundje që në vitin 2005. Atëkohë trajtimi në Kosovë ishte shumë i vështirë.
Institucionet shëndetësore thonë se po bëjnë shumë që këtyre pacienteve t’ua lehtësojnë sadopak mjekimin.
“Ministria e shëndetësisë edhe për vitin 2023 e ka rritur buxhetin në 300 milion. Ka bërë përmirësime të shërbimeve onkologjike dhe ka siguruar pajisjet e teknologjisë së fundit për radio – terapi”, tha Arsim Berisha – zv. ministër i shëndetësisë
Sipas drejtoreshës së Spitalit Rajonal Narqize Arënliu, edhe në Prizren, së shpejti pacientët mund të marrin kimioterapinë venoze, pasi ajo tabletare ka filluar tashmë.
“Jemi në bisedime me ministrinë e shëndetësisë dhe SSHKUK-në, për vazhdimin e dhënies së kemioterapisë intravenoze në Prizren pasi që spitali i Prizrenit mbulon një regjion mjaft të madh të Kosovës”, tha Narqize Arënliu – Drejtoreshë e Spitalit Rajonal – Prizren
Numri i grave të prekura nga kanceri është në rritje, thonë njohësit e kësaj sëmundje.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...