Hysen Durmishi ka njoftuar sot se së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës deri në rrugën “Dervish Çollaku”. Investim ky prej 2.1 milionë euro.
Këto deklarata Durmishi i ka bërë sot gjatë një vizite në rrugën “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kandidatin e VV-së për Komunën e Fushë-Kosovës Valon Prebreza.
Durmishi ndër të tjera ka thënë se ky është investim që sjell zhvillim, lëvizje dhe mundësi të reja për qytetarët e Fushë-Kosovës.
“Fushë-Kosova po ecën përpara. Sot, bashkë me kandidatin tonë për kryetar, z. Valon Prebreza, vizituam rrugën ‘Fehmi Lladrovci’. Procesi i shpronësimit ka filluar, buxheti dhe projekti janë gati. Shumë shpejt nisim procedurat për realizimin e investimit prej 2.1 milionë euro për ndërtimin e rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës, deri në rrugën ‘Dervish Çollaku’. Ky është investim që sjell zhvillim, lëvizje dhe mundësi të reja për qytetarët e Fushë Kosovës. Me punë të përkushtuar, po e ndërtojmë të ardhmen e sigurt të qytetet tona”, ka thënë Durmishi.
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...