Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, pretendon të ketë fituar edhe një mandat si kryetar i Istogut, ndonëse rezultatet paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e thonë të kundërtën.
Në një konferencë, Rugova ka falënderuar të gjithë simpatizuesit për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve lokale.
“Ne kemi dalë fitues në të tri këto faza. Kështu thonë rezultatet që i kemi e që na qesin neve në përparësi”, ka thënë ai, njofton klan kosova.
“Unë e ndjej veten kryetar komune”, është shprehur Rugova.
Dreshaj i AAK’së ka fituar 10.241 vota ose 50.1 për qind, ndërsa Rugova i LDK’së ka marrë 10.189 vota ose 49.9 për qind, sipas KQZ’së./klankosova/
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...