Në Kopenhagë po mbahet Konferenca Evropiane për Inteligjencën Artificiale dhe Arsimin, organizuar nga Unioni Evropian i Sindikatave të Arsimit (ETUCE), që ka mbledhur përfaqësues nga sindikatat e arsimit të gjithë Evropës. Në këtë ngjarje të rëndësishme po merr pjesë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i Përgjithshëm Ymer Ymeri.
Konferenca, që zhvillohet më 7–8 tetor 2025, u hap nga kryetari i ETUCE-së, John MacGabhann, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të sindikatave në politikat që lidhen me digjitalizimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në arsim, njofton SBASHK-u.
Përfaqësuesit danezë Anders Bærholm Frikke dhe Lasse Bjerg Jørgensen nënvizuan nevojën për bashkëpunim ndërmjet sindikatave për të siguruar që transformimi digjital të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe kushtet e punës, e jo të rrisë pabarazitë.
Drejtori i ETUCE-së, Jelmer Evers, prezantoi nismat për përdorimin etik të AI-së dhe ndërtimin e strategjive sindikale për mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve në epokën digjitale, thuhet në njoftim.
SBASHK, thotë se po merr pjesë aktive në diskutime, duke ndarë përvojën e Kosovës dhe qëndrimet mbi përfshirjen e mësimdhënësve në proceset e reformave digjitale dhe mbrojtjen e të drejtave të punës.
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!