Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, pas një takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, kanë paralajmëruar pasoja të mëdha nëse dhjetori nuk i sjell atyre pagat me rritje, sipas ligjit të ri.
Sipas SBAShK-ut, nëse ky ligj i ri nuk hyn në fuqi, për 60 mijë të punësuar në sektorin publik, do të ketë pasoja ekonomike. /IndeksOnline/
Reagim i përbashkët nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK,
Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe
Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK
Pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari,
Njoftojmë opinionin e gjerë të Republikës së Kosovës se Kryetarët e të tri Sindikatave SBASHK, FSSHK dhe SPK kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të kjartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave.
Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit të njejtit ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit Dhjetor nuk dalin me Ligj të ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dërshirojmë.
Pra edhe njëherë për opinionin e gjerë publik po i rikujtojmë se nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se qfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare.
Me respekt,
Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...