Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të vendit.
Ai është shprehur se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës.
Pas takimit me kreun e Qeverisë, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policitë Afrim Bujakut i cili mbetet i vrarë në këtë aksion.
Madje tha vizita e tij ka qëllim që të solidarizohet me të gjithë dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.
“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, tha Sarrazin, raporton eo.
Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht të dielën ne mëngjes gjatë një përballje me bandat kriminale serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa kolegu i tij, polici Alban Rashiti u plagos dhe dy të tjerë morën lëndime trupore.
Gjatë ditës së diele Policia e Kosovës rrethoi bandën kriminale serbe, duke vrarë tre nga sulmuesit serbë, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan.
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...