Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar sot seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur deputetja Saranda Bogujevci e cila ka kërkuar që 14 Prilli të bëhet datë kur kujtohen të gjitha viktimat e dhunës seksuale.
“Sot po flasim për dhunimet që janë kryer nga forcat serbe ndaj shqiptarë. Por çka dallon është se sot këtu kemi vet Vasfije Krasniqi-Goodman. Edhe ne si institucione u bëmë njëfarë armiku i tyre – kjo për arsye se nuk u bëmë zëri i tyre tërë këto vite”.
“Dalja publike e Vasfijes ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Fillojë të dalë në pah mospërkrahja dhe mospuna e institucioneve ndaj nevojave të tyre elementare. Çështja e drejtësisë është kyçe për të mbijetuarat e dhunës seksuale”.
“Kam një kërkesë – kjo është në fakt nga kërkesa që ka ardhur në Kuvend gjatë mandatit të kaluar. Data 14 prill – data kur është përdhunuar Vasfija – të jetë kjo datë kur i kujtojmë të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë”.
“Propozimi ynë është që kjo të diskutohet në mbledhjen e radhës. Muaji prill është një ndër muajt kur më së shumti ka pasur dhunime”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1078197259240003/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...