Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka thënë se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe udhëheqësi republikan i Këshillit të Nju Jorkut, Joe Borelli duhet ta kuptojnë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s.
Sanduloviq ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.
“Si duhet ta interpretojmë atë? Ju keni heshtur mjaft, na keni borxh përgjigje”, ka shkruar ai në X.
Sanduloviq pas homazheve që bëri në Prekaz, është rrahur brutalisht në Serbi, për çka akuzoi njerëzit e Vuçiqit./Arbresh.info/

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë