Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes në Paris, ndërsa është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, transmeton arbresh.info.
Kështu është bërë e ditur në një postim në Facebook të presidentit malazez, Gjukanoviq.
Presidenti malazez dhe kryeministri Kurti ishin të shoqëruar nga bashkëshortet.
Në këtë postim bëhet e ditur se Gjukanoviq ka takuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Forumi i Paqes është duke u mbajtur në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. Diskutime pati të enjten dhe sot mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.
Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018./arbresh.info/

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër