Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Përderisa përgëzoi Shqipërinë për një organizim të tillë, ai tha se Kosova është në rënie, po që shton se rizgjimi kombëtar kërkon kohë, por sipas tij, sot një gjë e tillë kërkon urgjencë.
“Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha! Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin. Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg. Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë. Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë. Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet! Shqipërisë, vetëm përgëzime”, deklaroi ai.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...