Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, ka përcjellur një mesazh për ish-bashkëpartiakun e tij Shpend Ahmetin, duke pretenduar se ky i fundit do ta humb edhe postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Zyba, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ahmeti vendin ku duhet të jetojë mund ta zgjedh sikurse ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Postimi i Zybës:
“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.
I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka shkruar Zyba.
Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 22-vjeç...
Milan – Feyenoord, formacionet zyrtare
Tragjedi në Bolivi/ Aksidentohet autobusi, të paktën 31 vikt...
Guvernatorja e Australisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pav...
Gjysma e pakove me fletëvotime nga jashtë janë verifikuar, n...
Elezi: KQZ po bën përpjekje që sa më shpejt t’i publikojë re...