Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka bërë një urim të veçantë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë më e votuara në zgjedhjet lokale të së dielës.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë janë një sukses që duhet ta frymëzojë Shqipërinë.
“Te dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet lokale. Keto zgjedhje, per fushaten, proceduren e votimit, garen e lire, administrimin e votes ishin nje sukses i vertet i demokracise se re te Kosoves dhe mbare qytetareve te saj”, ka shkruar Berisha.
“Me kete rast dua te uroj perzemersisht Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues te zgjedhjeve, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatet qe moren pjese ne keto zgjedhje qe i bene nder Kosoves”, thuhet në shkrimin e Berishës.
“Gjithashtu dua te theksoj se zgjedhjet ne Kosove duhet te frymezojne si nje model i standarteve nderkombetare edhe forcat politike ne Shqiperi ne teresi dhe dhunuesit kongenital te zgjedhjeve dhe votes se lire; Edvin Kristaq Ramen dhe partine e tij kanabiste. Dhe njehere urime Kosoves!!”, ka shkruar ai.
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...