Ish-komandanti i UÇK’së, Sabit Geci, ka udhëtuar për në Stamboll për shërim dhe nuk ka shkuar në vuajtje në Burgun e Dubravës më 2 maj.
Pas kësaj është lëshuar edhe fletarrrst për te.
Familjarë të Gecit kanë thënë se në shtëpinë e tyre ka shkuar edhe Policia e Kosovës për ta kërkuar ish-udhëheqësin e UÇK’së i dënuar për krime lufte me 15 vjet burgim.
Avokati i Gecit, Haxhi Millaku, ka thënë se klienti i tij është i shtrirë në një spital të Turqisë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka treguar se i ka njoftuar të gjitha organet e shtetit.
“Klienti im vuan nga një sëmundje e rëndë”, ka thënë Millaku, për Express, të dielën.
Millaku ka thënë se i ka dërguar të gjitha informacionet te Shefi i Burgjeve, Kryetari i Gjykatës dhe institucionet tjera për gjendjen e rëndë shëndetësore të Gecit..
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira