Edhe pse në moshë të re, Daut Haradinaj ishte ndër të parët që doli të flasë në emër të UCK-së në daljen e saj të parë në nëntor të vitit 1997.
‘Gjatë rrugës, Rexha ka vendos me qit maskën. Muja nuk ka pas maskë, mjekër ka pas të gjatë, e ka pasë një beretë.’, thotë Dauti duke rrëfyer plot emocion momentin e parë të paraqitjes së UCK-së në publik.
https://www.youtube.com/watch?v=3zLH8SYwHVw
Deputeti i lindur në vitin 1978, ishte vetëm 19 vjecar kur u paraqit në daljen e parë të UCK-së në vitin 1997, bashkë me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin.
‘E unë jo për trimëri, por nuk kam pas maskë me vete sepse nuk ishim parapërgatitur më herët.’, thotë ai me shumë modesti, duke rrëfyer tregimin.
Hero i luftës çlirimtare të Kosovës, Dauti është pjesë e familjes Haradinaj që dha shumë në luftën e fundit në Kosovë.
Ai bashkë me Ramushin dhe familjen e tij të ngushtë, ishin pjesë e grupeve të para në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës në momentet më të vështira të vendit, aktivitete këto që sollën çlirimin e shtetit të Kosovës.
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politi...
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Vetura përplaset me kamion në Malishevë, një person i lëndua...