Qytetarët e Kosovës sot iu drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur udhëheqësit e pushtetit lokal, kryetarët e komunave dhe asambletë komunale.
Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është 2 milionë e 69 mijë e 98 persona.
Në Prishtinë, të drejtë vote kanë 224 mijë e 53 qytetarë, njofton Klankosova.tv.
Në Prizren, të drejtë vote kanë 191 mijë e 752 qytetarë, derisa në Pejë mundësi për ta hedhur “kokrrën” e tyre do të kenë 122 mijë e 99 persona.
E në Ferizaj, 125 mijë e 865 qytetarë do të vendosin se kush do t’i udhëheqë ata për katër vjetët e ardhshme, kurse 124 mijë e 909 qytetarë do të jenë në Gjakovë.
Për pushtetin e tyre lokal, do të kenë mundësi të vendosin 109 mijë e 920.
Në Mitrovicën e Jugut të drejtë vote kanë 86 mijë e 883 qytetarë, kurse në atë veriore 17 mijë e 667 qytetarë,
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...