Kosovës dje i janë shtuar 79 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 764 mostrave të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i rasteve në terren.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.
Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 16 mijë me gjithsej 641 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, betejën me këtë sëmundje deri tash e kanë fituar 14 mijë e 250 pacientë.
Aktualisht në gjithë vendin janë 1 mijë e 159 raste aktive me këtë sëmundje.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP’së.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3160216720772977
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...