Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona nën dyshimin për keqpërdorim në dhënien e lejeve për armë.
Sipas njoftimit, dy nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa dy të tjerët janë nga një kompani private, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme, përfshirë dy shtëpi apo banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.
Gjatë hetimeve, në të cilat janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme që ngrenë dyshime për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat”.
Policia ka bërë të ditur se në këtë rast dyshohet për përfshirjen e katër personave, tre meshkuj dhe një femër, të gjithë shtetas të Kosovës. Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë marrë ryshfet nga persona të ndryshëm, të cilët janë pajisur me certifikata për leje të armës pa qenë të pranishëm personalisht, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat në fuqi.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar përkohësisht shtatë telefona mobilë, si dhe dosje e dokumente të ndryshme relevante për rastin.
Personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin