Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.
Rutte foli edhe për dërgimin e delegacionit të nivelit të ulët nga ana e Vladimir Putinit, në bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë.
“Putini bërë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, ndërkohë që është shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar për paqen”, ka theksuar Rutte, para nisjes së Samitit të Komitetit Politik në Tiranë./rtk
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...