
C
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Rusia nuk i ndihmon dot Serbisë në çështjen e Kosovës.
Në bisedën e fundit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, Daçiq ka thënë se Rusia ka premtuar se do t’i ndihmojë Serbisë.
“Problemi është se në nivelin të cilin është çështja e Kosovës, rusët nuk marrin pjesë. Një gabim strategjik u bërë kur u vendos që kjo çështje t’i transferohej BE-së, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pas këtij vendimi u përgatit një projekt-rezolutë për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por Tadiq i tha Jeremiqit se po ndryshonte. Pastaj, i dhamë të tjerëve pëlqimin e BE-së në të cilin kërkohej që dialogu t’i transferohej BE-së”.
“Ajo që është interesante pavarësisht nga kjo marrëveshje është se SHBA-të dhe vende të tjera nuk kanë votuar për propozimin, gjë që tregon se në fillim ata kishin skenarin e tyre se çfarë duhet të ndodhte. Rusët nuk mund të ndihmojnë këtu, gjithçka kthehet në nivelin e OKB-së, është shumë e vështirë”, ka thënë Daçiq për ‘Blic’, transmeton lajmi.net.
Ministri serb ka thënë se fuqitë e mëdha nuk duan të marrin në konsideratë një propozim për ndarjen e Kosovës për shkak se ata mendojnë që çështja e Kosovës u mbyll në vitin 2008 duke pranuar pavarësinë.
Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ai ka thënë se ky dialog nuk trajton çështjen e një zgjidhje të qëndrueshme, pasi Prishtina nuk donë ta bëj një gjë të tillë.
Daçiq ka shtuar se Serbia është e gatshme për kompromis.
Ai ka shtuar se javën e ardhshme Beogradi do të vizitohet nga zyrtarë grek dhe francez ku pritet të ketë bisedime shumë domethënëse.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...