Moska e ka kritikuar sot kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shkak të vënies së taksës ndaj mallrave serbe, si dhe për qëndrimin e butë, që sipas saj, e ka Bashkimi Evropian lidhur me këtë, transmeton Koha.net.
Ajo e ka përkrahur Serbinë për paralajmërimin se do të vazhdojë dialogun pasi Kosova ta heqë masën e taksës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maria Zaharova në një konferencë shtypi ka thënë se Haradinaj po e vazhdon “politikën e vet të provokimit në rrënimin e stabilitetit në Ballkan” duke e vendosur taksën ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës.
“Kjo masë, është e qartë, është e drejtuar në vazhdimin e politikës së spastrimit etnik të serbëve dhe të presionit ndaj popullatës serbe”, citon nN1 të ketë thënë Zaharova.
Ajo e ka kritikuar BE-në për shkak se “ose nuk mund të bëjë asgjë ose nuk po do të bëjë asgjë”, duke theksuar se deklaratat e BE-së “të cilat nuk kanë qenë aq të ashpra sa do të mund të ishin” edhe pse “askush në Kosovë nuk dëgjon”.
“Në të vërtetë, pos deklaratave të tilla të buta, BE nuk ndërmerr me asgjë tjetër e udhëheqja e Kosovës injoron qëndrimin e BE-së”, ka thënë ajo.
“Situata në Kosovës po ashpërsohet dhe po rriten tensionet ndërkombëtare”, ka përfunduar ajo.
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...