Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë që të shpërndajë urgjentisht siç i ka quajtur “të gjitha formacionet e armatosura të shqiptarëve të Kosovës” duke thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një shkelje e Rezolutës 1244 dhe çon në destabilizim.
“Forcat ndërkombëtare në Kosovë, kryesisht UNMIK-u dhe KFOR-i, në përputhje me mandatet e miratuara, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë obligim që urgjentisht të bëjnë gjithçka që është e mundur për të kryer demilitarizimin dhe për të shpërndarë të gjitha formacionet e armatosura shqiptaro-shqiptare” , thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse, transmeton Klan Kosova.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...