Ushtria ruse ka bërë të ditur se ka dërguar një ekip për të pastruar pjesën lindore të Aleppo-s nga minat.
Gjenerallejtënant Sergei Rudskoi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse ka theksuar sot (e mërkurë) se njësia për çmontimin e minave përbëhet nga 200 ushtarë dhe 47 automjete, transmeton arbresh.info. Ai tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka dërguar edhe një spital fushor në Aleppo.
Rudoskoi tha se më shumë 90 mijë civilë vazhdojnë të jetojnë nëpër këto rrethe. Ai kërkoi nga Kombet e Bashkuara të sigurojnë ndihma humanitare për njerëzit që vazhdojnë të jetojnë në Aleppo, duke theksuar se ruga Castello, një rrugë kryesore që çon në qytet, tani është i sigurt për konvojet humanitare.
Ai tha se 647 militantë kanë ikur nga Aleppo, nga të cilët 630 janë amnistuar dhe 17 të tjerë janë nën procedurat e kontrollit. /Arbresh.info
Shqipëria rikonfirmon angazhimin në NATO
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...
Shqipëria nis përafrimin me BE-në për Inteligjencën Artifici...
Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për soli...
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën stërvitore para udhëti...