Feride Rushiti është kthyer nga Amerika me një çmim shumë të rëndësishëm, atë si gruaja e guximshme që iu dha nga Departamenti i Shtetit.
Rushti, që është drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, tha që këtë çmim përveç grave të dhunuara, ua dedikon të gjitha grave të Kosovës dhe se ishte nder për të që u vlerësua një punë e madhe e shtetit tonë për ta përmirësuar jetën e viktimave të dhunës seksuale.
Ajo po ashtu shtoi se është një shenjë e mirë që ka filluar nga ky vit edhe kompensimi financiar ndaj këtyre viktimave dhe se është e lumtur që Kosova po shkon drejt luftimit të pabarazisë, njofton Klan Kosova.

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...