Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin po rrisin rrezikun për dehidrim dhe probleme të tjera shëndetësore, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, mjekët po u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me vapë.
Mjeku Rushit Ismajli nga QKMF “Dr. Gani Demolli” në një intervistë për Arbresh.info rekomandon konsumimin e rregullt të ujit, një dietë të balancuar me fruta dhe perime, shmangien e daljes jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe përdorimin e veshjeve të lehta.
Ai thekson se foshnjat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.
Për më shumë, ndiqeni kronikën në vazhdim./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...