Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, (OEK),Berat Rukiqi, ka pasur sot një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Publike, Hekuran Murati.
Ata kanë diskutuar rreth subvencioneve të sektorit privat, mënyrën se si do të ndahen mjetet dhe kur pritet të ndahen ato.
“Sapo përfunduam një takim shume përmbajtjesor me Ministrin Hekuran Murati. U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të: Subvencionohet 50% e pagave te punëtorëve; Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirasë; Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me së largu në fillim të muajit Maj”, ka shkruar Rukiqi./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
“Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati
U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt nga masat e fundit te:
– Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve;
– Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase;
– Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.
Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.
Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese.”/arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...