Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova është regjistruar para pak çastesh si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Rugova tha pas regjistrimit se LDK-ja ka problem serioz me PDK-në dhe se nuk bëhet bashkë as me të e as me partitë ku është ajo, shkruan arbresh.info.
“Nuk ka koalicion me ato subjekte ku osht PDK-ja aty, nuk do ta votojmë Veselin. LDK-ja ka problem serioz me PDK-në dhe në këtë kuptim, gjëja më e mirë për Koosvën dhe popullin e saj do të ishte që PDK-ja të shkoj në opozitë”, ka thënë Rugova.
I pyetur në lidhje me takimet e tij me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, Rugova ka thënë se ka pasur vetëm takime miqësore ku i kanë uruar mandatin e deputetit, njëri-tjetrit.
Kujtojmë se Rugova nuk ishte deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar./Arbresh.info.
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...
Policia bastis gjashtë lokacione në Zubin Potok, sekuestrohe...