Sot 17 vite më parë ka ndërruar jetë presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Në mesin e reagimeve të shumta në 17-vjetorin e vdekjes së Rugovës, ka reaguar edhe Forumi Crans Montana, i cili është i vetmi vend institucional ku vendimmarrësit nga qeveritë e biznesi takohen në një atmosferë private nga viti 1986.
“17 vjet më parë ndërroi jetë presidenti i parë i #Kosovës dhe lideri i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi Dr.Ibrahim Rugova… ne ishim miq besnikë që nga prilli 1992”, thuhet në llogarinë e këtij forumi në Twitter, ku është shoqëruar fotografia e Rugovës me kryetarin e këtij forumi.
Në këtë forum, pjesëmarrës ishte edhe ish-presidenti Rugova, ku kryetari i këtij forumi, Jean-Pual Carteron, ishte dekoruar me Urdhrin për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova” për kontribut të veçantë në ndërtimin e paqes, zhvillim e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit./arbresh.info/
17 years ago, the 1st President of #Kosovo & the leader of the movement for freedom & independence, Dr. Ibrahim #Rugova , passed away… we had been loyal friends since April 1992 pic.twitter.com/wf2k6ncFWq
— CMF – Crans Montana Forum Organization ♦️ (@CransMontanaF) January 21, 2023
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...