Haki Rugova, nënkryetar i LDK’së ka folur pas një deklarate të deputetes Vjosa Osmani se përkrah protestat e Vetëvendosjes kundër presidentit Hashim Thaçi i cili do që në Bruksel të dialogojë për çështjen e kufijve me Serbinë.
Rugova ka thënë se këta janë zëra individësh, por asesi qëndrim i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Unë e di do ftesa publike që janë bërë nga disa individë brenda partisë sonë, por ata janë zëra të individëve dhe nuk janë qëndrime partiake’’, thekson Rugova për Periskopin.
Osmani në deklaratën e saj kishte thënë se mbështetja ndaj protestës është vetëm qëndrim i saj dhe jo i partisë. Teksa kishte thënë se e mbështetë protestën vetëm me kushtin që ajo të jetë paqësore.
Ndërkohë, Rugova ka thënë partia e tij nuk i sheh si zgjidhje protestat në rrugë, kështu duke kundërshtuar mundësinë që t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për protesta.
Kjo e fundit, sot ka dalë me një vendim që të thërrasin LDK’në dhe të organizojnë protesta kundër Thaçit, por si duket nuk do të gjejnë dot mbështetje.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës ka tre ditë që po tenton të votojë rezolutën për ndarjen e Kosovës, por një gjë e tillë është e pamundur për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi nesër pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë edhe korrigjimi i kufijve ndërmjet dy shteteve.
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...