Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë sot se nuk e ka të qartë se përse 18 vite pas luftës, asnjë qeveri nuk ka marrë hapa për stabilizimin e sistemit shëndetësor.
Rugova tha në seancën e sotme se për shëndetësi duhet të ndahen nga 100 mijë euro më shumë në buxhet, shkruan arbresh.info.
“Sistemi nuk është në rregull. Thjesht këto 18 vitet e fundit asnjë qeveri nuk u ul me një konsensus dhe me stabilizu njëherë e përgjithmonë këtë sistem. 100 milionë euro të ndahen më shumë për sistemin shëndetësor në vend, nuk është asgjë që të lihen nga 10 km investime kapitale në infrastrukturë dhe të destinohen për sistemin shëndetësor në vend”, ka thënë Rugova gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017.
Sipas tij, po vazhdon trendi i buxheteve shabllon./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër