Pas pushimit, avokati i Thaçit, Gregory Mishetiq, vazhdoi me pyetjet ndaj dëshmitarit James Rubin.
Ai e pyeti nëse Rubin kishte dijeni për vendndodhjen e Hashim Thaçit nga nëntori i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.
Rubin përsëriti se nuk dinte për lëvizjet e tij, “por besoj se kur kam folur [në telefon] ka qenë në Kosovë. Pra, në kohën e bombardimeve”.
Më pas Mishetiq citoi një intervistë të Hillit të dhënë më 2002, kur ishte pyetur se ku ishte Thaçi. Hill kishte thënë se atëbotë edhe senatori Dole kishte parashtruar këtë pyetje dhe atij i ishte thënë se Thaçi do të kthehej në Kosovë. Hill kishte shtuar se ky ishte një indikacion se “Thaçi s’kishte mandat”.
Rubin u pajtua.
“Absolutisht pajtohen. Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”, tha ai.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...