Gjatë punimeve për gërmime në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, deri tani janë gjetur gjashtë trupa.
Gërmimet e sotme kanë çuar në gjashtë numrin e trupave të gjetur në zonën malore të fshatit Kalludër në Zubin Potok, bëjnë të ditur burime të RTK-së.
Ndryshe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka vizituar punimet e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Isufaj ka thënë se gërmimet kanë nisur dhe ka falënderuar të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces, veçanërisht Policinë e Kosovës, prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me këtë raportim, Arbresh.info ka pyetur Prokurorinë Speciale.
“Nuk mundemi me komentu”, thuhet shkurt në përgjigjen e Prokurorisë./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...