“Rryma është shtrenjtuar për të gjithë, mbi 300% për ata që shpenzojnë mbi 800kWh”

20:04 | 17 Shkurt 2022
A Z

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar një ditë pas publikimit të vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike nga ZRrE. Molliqaj ka thënë se protestat e tyre para ZRrE-së ishin të drejta pasi që u vërtetua shtrenjtimi i çmimit të rrymës për të gjithë.

Ai thotë se ata që shpenzojnë deri në 800 kWh do të kenë rritje të çmimit të rrymës për 21%, ndërsa që tarifa e lartë është rritur për 311.11%.

Postimi i plotë:

PROTESTA JONË SHFAQI MASHTRIMIN E TYRE
E vërtetoi ZRrE-ja. Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës u publikua. Çmimi është rritur për të gjithë. Për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh rritja është 21%. Për ata që shpenzojnë mbi 800kWh, tarifa e lartë është rritur për 311.11% ndërsa e ulëta për 311.4%.
Tash po e kuptojmë se pse tentuan të kalojnë pa e publikuar vendimin. Sepse vendimi është shumë më skandaloz se që u tentua të na shitej nga propaganda.
Prandaj vetëm pas protestës tonë te zyret e ZRrE-së, dhunës policore ndaj aktivistëve dhe arrestimit dhe mbajtjes për 3 ditë në burg i 6 aktivistëve, qeveria dhe ZRrE u detyruan që të publikojnë mashtrimin e tyre.
Mobilizimi qytetar po ka efekt. Ne e frenuam një vendim te dëmshëm, por nuk e kemi ndalur plotësisht. Prandaj përpjekjet duhet të jenë të përditshme dhe të përbashkëta.
PS: Shpërndajeni sa më shumë këtë ilustrim ku tregon infot që qeveria do që t’i fsheh./arbresh.info/

 

Të ngjashme