Një nga manifestimet më të rëndësishme në Kosovë, e që ka qëllim promovimin e rrushit dhe verës, festivali “Hardh Fest” ka bërë bashkë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin e kryeministrin në largim Ramush Haradinaj.
Në hapjen e këtij festivali po merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, raporton arbresh.info.

“Konaku” i Rahovecit pritet të ketë plot vizitorë të cilët do të mund të mësojnë më shumë për vreshtarinë, si dhe të shijojnë muzikë nga performues të ndryshëm botëror, përcjellë me lojëra e aktivitete të shumta, që tashmë janë tradicionale në festivalin e vjeljes së rrushit.

Hardh Fest, organizim që mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, synon promovimin e rajoneve vreshtare të Kosovës. Drejtori artistik në Hardh Fest, Gardalin Shtavica, tha se qëllimi mbetet promovimi i turizmit në Rahovec./arbresh.info/

Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit