Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se rrugët e kësaj komune janë të pastruara nga bora dhe ngrica në këtë komunë, duke bashkangjitur dhe foto nga këto rrugë.
Idrizi ka thënë se rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme nga bora.
“Pas reshjeve të borës, sot, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Benjamin Shala, kemi dalë në terren për të inspektuar gjendjen e rrugëve. Të gjitha rrugët po pastrohen dhe janë të kalueshme për qytetarët”, ka shkruar ai.
Ai ka theksuar se pastrimi ka përfshirë të gjitha zonat, duke filluar nga fshati Zhilivodë e çdo pjesë të Vushtrrisë.
“Ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes!”, ka apeluar ai në fund të mesazhit.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...