Sot, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora, nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve./arbresh.info/

Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë