Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur tek rrethi i madh në dalje të Prishtinës, saktësisht nga rruga e ‘Hekurudhës’ me kryqëzim me rrugën ‘Lidhja e Pejës’, është paraparë përfshirja e hapësirës në projektet e reja për hapjen e rrugëve për qarkullim.
Rama ka thënë se bazuar në analizat e vazhdueshme për zgjidhjen e ngarkesës së trafikut nga ekipi i mobilitetit të kryeqytetit, kjo hapësirë do të mundësoj qasjen e automjeteve me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”.
Postimi i plotë i tij:
Qasje e re në rrugë, lehtësim trafiku.
Të dashur qytetarë,
Pas pastrimit të deponisë ilegale te Dukagjini Center do të trajtojmë një rrugë anësore e cila do të lidhet direkt me rrugën në drejtim të Fushë Kosovës nëpërmjet nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.
Nëpërmjet kyçjes afër objektit të Dukagjini Center do të mundësohet qasja e automjeteve me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...